Fundamenti

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë revolver kalibër 38 si dhe 41 plumba.

Policia italiane ka realizuar një tjetër aksion të suksesshëm, duke arrestuar njërin ndër personat më të kërkuar për trafik droge, shkruan albinfo.ch.

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga polica italiane u arrestua në banesën e tij, ndërsa ishte i armatosur. 32-vjeçari me iniciale P.O., ishte në mesin e 34 personave të tjerë të akuzuar për trafik droge, kokainë, heroinë dhe hashash, aktivitet i shtrirë kryesisht në Siçili dhe në Italinë qendrore.

Ai banonte në Marino dhe në kohën që është gjurmuar nga policia nuk ka qenë në banesë. Më pas, nisën vëzhgimet për disa ditë me radhë duke e identifikuar se ku fshihej.

HW

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një kapuç, një armë revolver kalibër 38 si dhe 41 plumba.

Pas arrestimit, shqiptari është dërguar në burgun e Velletrit në dispozicion të drejtësisë. Ndaj tij, ishte lëshuar urdhri i arrestit nga Gjykata e Katanias.

http://www.albinfo.ch/arrestohet-shqiptari-i-shumekerkuar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.