KKVITI

Arrestohet shqiptari, akuzohet për 7 plaçkitje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Të riut i ngarkohen shtatë plaçkitje të kryera në mes të tetorit dhe nëntorit të vitit 2012 në Winterthur, Urdorf, Küsnacht Zürich etj.

Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar një të ri 21 vjeçar me shtetësi shqiptare për kryerjen e shtatë akteve të vjedhjes. Shuma e përfituar me këtë rast vlerësohet rreth 370 mijë franga ndërsa dëmet e shkaktuara rreth 17 mijë franga. Policia e ka arrestuar të riun më 12 qershor të këtij viti në Gjenevë, qytet përmes të cilit ai kishte hyrë ilegalisht në Zvicër.

Hidromorava

Ndaj tij ishin bërë më parë disa fletarreste për rastet e plaçkitjeve. Të riut i ngarkohen shtatë plaçkitje të kryera në mes të tetorit dhe nëntorit të vitit 2012 në Winterthur, Urdorf, Küsnacht Zürich dhe në kantonet Aargau, St. Gallen dhe Thurgau.

Procedurën penale ndaj tij e ka ndërmarrë prokuroria shtetërore Winterthur/Unterland. I arrestuari ka sulmuar kryesisht shtëpitë familjare. Ai thyente dyert ose dritaret dhe vidhte kryesisht kompjuterë, stoli dhe para. Dy vjedhje ai i ka bërë në bashkautorësi me një person tjetër, thuhet në komunikatën e Policisë së Kantonit të Cyrihut. Ndaj bashkëpunëtorit të tij që është po ashtu nga Shqipëria dhe moshatar i të parit, është ngritur po ashtu një fletarrest. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.