Fundamenti

Arrestohet serbi që ushtroj dhunë ndaj gruas së tij

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Kormijan i Epërm , Komuna e Ranillugut është arrestuar një qytetar serb pasiqë është konstatuar se ka shkaktuar dhunë familjare ndaj gruas së tij.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha se policia në stacionin policor në Ranillug është informuar se në fshatin Kormijan i Epërm është një rast dhunë familjare.

Me ta marrë informatën njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mobi Casa

Nga hetimet e para mësohet se i dyshimti serb shtetas i Kosovës ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij duke i shkaktuar lëndime trupore tha Hashani.

Viktima është dërguar për tretmanë në ambulancën e fshatit Ranillug. I dyshimti është sjell në stacionin policor ku është intervistuar, ai ishte nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Rasti është duke u hetuar nga njësite e policisë kundër dhunës në familje tha Hashani./rajonipress/