Mobi Casa

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e vitit 1999

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Policia e Kosovës stacioni Policor në Kllokot me datën 25.09.2014 në ora 13:00, ka pranuar një informatë nga ankuesi Serb shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në Kllokot, për një rast “Vrasje” që kishte ndodhur në Kllokot në vitin 1999. I dyshimti i këtij rast tani veç ishte kthyer në shtëpi pasi që nga atëherë ai ishte larguar nga Kosova.

Pas paraqitjes së rastit, Njësitet e Hetimeve rajonale nga Gjilani kanë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore dhe kanë dëgjuar palën ankuese fillimisht, dhe më pastaj të dyshuarin.

I dyshimti Z. Stajkoviçi (1962) diku në muajin Korrik të vitit 1999 në fshatin Kllokot, dyshohet që me një mjet të fortë (thikë), kishte goditur viktimën I. N. në atë kohë 22 vjeç.

Viktima edhe përkundër ndihmës së ofruar atëherë i njëjti pas një dite kishte vdekur.

ARKATANA

I dyshuari Z. Stajkoviç është sjellur në Gjilan, dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Prokurori i shtetit për krime të rënda në Gjilan, ka vendosur që të dyshuarit t`i lëshohet vendimi për ndalimin për 24 orë.

Në bazë të informacioneve i dyshuar që nga data e ndodhjes së rastit ka qenë duke jetuar në Republikën e Serbisë, gjersa me 05.09.2014, ai ka hyrë në Kosovë, më saktë është kthyer në Kllokot në shtëpinë e tij.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.