Uji Dea

Arrestohet profesori që “shiste” nota

/ 2 minuta lexim
KV

Njësiti i hetimeve të krimeve ekonomike dhe të korrupsionit të Rajonit të Frizajt, ka arrestuar sot profesorin e fizikës në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, Shukri N. 49 vjeç, nën dyshimin e bazuar për marrje të ryshfetit.

Zëdhënësi rajonal i PK-së, Agim Gashi, ka bërë të ditur se profesori i dyshuar, për t’ua përmirësuar notat, i ka kushtëzuar dy nxënës të kësaj shkolle që t’ia japin atij 50 euro.

Pas kësaj, nxënësit e kanë njoftuar policinë, e cila e ka kapur në flagrancë profesorin. Në portofolin e tij janë gjetur edhe paratë, të cilat janë konfiskuar, raporto Koha.net.

FIDANISHTJA

Për këtë rast drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, Agim Berisha, ka thënë se para disa ditësh ua kishte tërhequr vërejtjen të gjithë drejtorëve që të jenë syçelë dhe të mos lejojnë raste të tilla, kurse veprimet e nxënësve, që kanë denoncuar profesorin e papërgjegjshëm, i ka përgëzuar.

“Ne, si drejtori, përveç ligjit që do të sanksionojë veprimin e profesorit, do të marrim masa edhe disiplinore”, citohet tw ketë thwnw Berisha.

Të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.