UBT

Arrestohet Princ Vali Corleone

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arrestuar të mërkurën Princ Vali Corleone i dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Atij i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh me vendim të prokurorit Arben Kadriu.

I kërkuar për një kohë të gjatë të mërkurën policia ka arritur ta prangos Princ Vali Corleone (Valdrin Sylejmani). Ai sipas komandantit të policisë në Gjilan dyshohet për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të policisë në Gjilan Corleone dyshohet se ka shtytur Genc Qamilin nga Pograxha që më 28 korrik 2013 rreth orës 22 :30 h në magjistralen Gjilan – Kamenicë, gjegjësisht në tualetin e diskotekës “Stop” në Gjilan, të vendos një mjet shpërthyes të llojit Granat dore, raporton rajonipress.

Uji Dea

Pas një pune të vazhdueshme hetuesit nga stacioni policor në Gjilan më 17 prill 2014 arrijnë të identifikojnë dhe njëherit të arrestojnë personin e dyshuar për vendosjen e granatës së dorës ndaj të cilit Prokuroria Themelore ne Gjilan kishte lëshuar vendimin mbi ndalim e më vonë pas procedimit të lëndës Gjykata themelore në Gjilan kishte shqiptuar masën e paraburgimit, i dyshuari Genc Qamili nga Pograxha mashkull shqiptar i moshës 22 vjeçare nga komuna e Gjilanit dhe njeherit hetuesit arrijnë deri te informatat për personin e dytë të dyshuar që kishte qen i involvuar në vendosjen e granatës së dorës.

Sot më 23 prill 2014 arrestohet edhe personi i dytë , Princ Vali Corleone mashkull shqiptar i moshës 31 vjeçare nga Gjilani i cili me vendim të prokurorisë themelore në Gjilan ndalohet për 48 orë.

Hetime nga policia në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjilan janë në vazhdim e sipër thuhet në njoftimin e policisë të nënshkruar nga komandanti Remzi Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.