FIDANISHTJA

Arrestohet “polici” me radiolidhje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një “polic” i pajisur edhe me radiolidhje dhe armë zyrtare, që rezultoi të ishte lodër, është arrestuar një ditë më parë në Vushtrri.

Pas njoftimit për veprimet e dyshimta të personit që prezantohej si polic, njësiti përkatës policor në sheshin “Hasan Prishtina”, rreth orës 18:30, ka ndalur dhe ka legjitimuar “kolegun” e tyre që prezantohej si polic për të arritur ndonjë përfitim personal.

Uji Dea

Pasi rezultoi se ai s’kishte të bënte fare me Policinë, i dyshuari është prangosur dhe është shoqëruar në stacionin policor. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një armë lodër dhe një radiolidhje.

Pas intervistës nga hetuesit e rastit, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt./Zëri/