UBT

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës me tri vite burg

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 01.12.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar K.J. (2001).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri (3) vitesh për veprat penale “Dhunim”.

Uji Dea

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/