Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, kishte një dënim prej katër vite e 10 muaj

Gjilan – Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej katër (4) viti e dhjetë (10) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar G.V. (1991).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej katër (4) viti e dhjetë (10) muaj.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./rajonipress/