Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, kishte një dënim burgimi prej 1 viti e 45 ditë

Gjilan – Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” me dënim burgimi prej një (1) vit e dyzet e pesë (45) ditësh.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 29.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka dërguar në vuajtje të dënimit personin e kërkuar Shqiptar Kosovar E.K. (1980) i cili ishte ndalur në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” me dënim burgimi prej një (1) vit e dyzet e pesë (45) ditësh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS