Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 23.11.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovar H.Z. (1993).

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëzet e dy ditë (22) ditësh për veprat penale “Vjedhje e pyllit”.

KKVITI

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/