RCCOLA

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar S.D. (1986). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind (100) ditësh për veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 i KPRK-së.

Uji Dea

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/