RCCOLA

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 17.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar N.A. (1992).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e tre (3) muaj për veprën penale “Vjedhje”.

UBT

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./rajonipress/