RCCOLA

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 02.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar R.D. (1996). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale “Shitje e pa autorizuar e armëve” me dënim burgimi prej njëqind një (1) vit, (dy) 2 muaj e dhjetë (10) ditë.

Uji Dea

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./rajonipress/