Uji Dea

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 30.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar Gj.H. (1989). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një (1) vit, e pesëdhjetë (50) ditë.

Fundamenti

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/