Fundamenti

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditë, për veprën penale ,”Mashtrim”. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 18.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar P.B. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar shqiptar).

UBT

Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditë, për veprën penale “Mashtrim”. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/