RCCOLA

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacioni policor Gjilan me datën 05.04.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.Sh. (viti i lindjes 1993, mashkull, kosovar, shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e dymbëdhjetë (112) ditë burg për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

KKGJILAN

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./rajonipress/