Fundamenti

Arrestohet personi i katërtë për sulmet në Dobrosin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dje pasdite në një operacion të përbashkët, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës arrestuan edhe një person që dyshohet të jetë anëtar i një organizate terroriste, e cila mori përgjegjësinë për tre sulme ndaj policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 – Dheu i Bardhë.

Sipas komunikatës së EULEX-it i dyshuari është akuzuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve. Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për personin e arrestuar dje.

RCCOLA

Në fillim të kësaj jave tre persona tjerë u arrestuan dhe u urdhërua një muaj paraburgim në lidhje me të njëjtin rast.

Rasti është ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) thuhet në komunikatë./rajonipress/