Arrestohet për sulm fizik, i dyshuari dërgohet në burg

Gjilan – Në Ranillug është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës /rajonipress/.