United Hospital

Arrestohet për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me 19 korrik 2018, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor në Kamenicë, përmes rrugëve operative kanë marrë informata të qëndrueshme se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës F.K. mundë të jetë i involvuar në një rast “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshëm doganore”.

I njëjti është ftuar në stacion policorë për tu intervistuar dhe gjatë intervistomi në prezencë të avokatit mbrojtës është gjet se ai posedon pajisje për prodhimin e “Kripto valutave”.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake e në bashkëpunim me Njësinë e Krimeve Ekonomike që veprojnë në Gjilan, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. K. (1991), ku gjatë bastisjes në prezencën e avokatit të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: shtatë(7) Riga x 6 kartela grafike dhe 1 Rigë x 5 kartela grafike pajisje këto kompjuterike për prodhimin e kriptovalutes “Etherum” të cilat janë konfiskuar nga Njësiti Doganorë , gjithashtu është konfiskuar përkohësisht një shtëpizë kompjuterike të tipit “Dell” me nr. serik ; 6Q8R6-899K4-VF8Y2-YQXVB-GYFCP , pronë e të dyshuarit F. K. , nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Kamenica janë konfiskuar përkohësisht tre Telefona Mobil.

Mobi Casa

I dyshuari është arrestuar nga Njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, prokurori ka lëshuar Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të Arrestuar për 48.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekura më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992) të vjedhura më parë. Me vendim të Prokurorit edhe ndaj të dyshimtit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin “Vjedhje e rëndë”.

Veprimet hetimore në lidhje me prejardhjen e pajisjeve të konfiskuara kalojnë në kompetencë të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike Njësia në Gjilan, e cila po heton rastet veç e veç njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.