Mobi Casa

Arrestohet për keqpërdorim seksual një shqiptar në Pozheran të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në stacionin policor të Vitisë është raportuar një rast “Keqpërdorim seksual”, derisa njësiti i NJHR-së ka ndërmarr veprime hetimore me autorizim të prokurorit të shtetit, në bazë të ankesës së bërë nga familjari i viktimës, se më datën dhe kohën e lartshënuar deri sa kishte qenë në rrugën kryesore, afër shtëpisë së viktimës, kishte konkluduar se brenda shtëpisë së viktimës gjendej edhe një person tjetër.

Në bazë të informacioneve, të ofruara nga familjarët dhe kontakti i hetuesve direkt me viktimën, është konstatuar se e njëjta ka çrregullime-paaftësi mendore evidente.

Mobi Casa

Viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësor. Mbështetur në rrethanat e rastit, Prokurori i shtetit ka vendosur që të dyshuarit t`i shqiptoj masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet në lidhje me rastin do të vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore taktiko-teknike thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./rajonipress/