Hidromorava

Arrestohet për keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Policia ka pasur një informatë lidhur me një rast keq përdorim seksual. Njësit e Hetimeve Rajonale kanë takuar dhe intervistuar viktimën (e mitur), e cila deklaron se së bashku me një bashkëshkollar të saj, për të udhëtuar nga një fshat deri në qytet të Gjilanit, kanë hipur në një furgon.

Sipas policisë gjatë rrugës, bashkudhëtari është ndalë në njërin nga fshatrat që gjenden në këtë rrugë. Më pas vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, dyshohet se në këto rrethana, derisa ka qenë vetëm me viktimën, ka shfrytëzuar këtë moment, duke e prekur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit me qëllim të provokimit seksual.

Fundamenti

Viktima e gjendur në këtë situatë, derisa automjeti (furgoni) ka qenë në lëvizje, ka kërcyer nga aty, me ç`rast ka pësuar lëndime trupore.

Ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Rasti nën hetime. /rajonipress/