Fundamenti

Arrestohet për falsifikim të dokumentit zyrtar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në pikën doganore “Dheu i Bardhë” të martën është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti dyshohej të kishte bërë ndërhyrje – falsifikim në dy polisat e sigurimit të kamionit dhe rimorkios njoftoj Policia e Kosovës.

Njësiti policor nga kompania e sigurimit ka marrë kopjet e origjinalit të polisave ku dhe është vërtetuar se ka pasur ndërhyrje në datat e skadimit të afatit të vlefshmërisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari shkon në procedurë të shpejtë në Gjykatë.

Hidromorava

I dyshuari me vendim të Gjykatës dërgohet në Qendrën e ndalimit./rajonipress/