RCCOLA

Arrestohet për 36 vjedhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer disa vjedhje. I arrestuari është H. N. 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ky shtetas dyshohet të jetë i përfshirë në 36 raste të vjedhjeve, të gjitha të raportuara gjatë vitit 2013.

Bëhet fjalë për disa vjedhje në vetura ku pasi janë thyer xhamat e automjeteve, janë vjedhur gjësende me vlerë.

UBT

Pas arrestimit, ai është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedural.

Ndaj të njëjtit është ushtruar kallëzim penal për 36 vepra penale – vjedhje.