Fundamenti

Arrestohet pasi shtiu me armë zjarri në aheng familjar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Gërmovë të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasiqë i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri njoftoj policia e Kosovës.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Ekol Jackal. Sipas policisë në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja 9 mm.

Eco Higjiena

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt derisa policia rastin e ka kualifikuar si shfrytëzim i pa autorizuar i armës./rajonipress/