Eko Higjiena

Arrestohet pasi kërcënoj dhe ekspozojë armën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Njësitet e Hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune intensive në lidhje me një rast që kishte ndodhur me datën 04.09.2014 rreth orës 08:58 në Tregun e kafshëve në fshatin Drobesh komuna e Vitisë ku i dyshuari i lartcekur R. N.(1985) me banim në një fshat komuna e Gjilanit kishte kanosur me armë viktimën përderisa të njëjtit kanë qenë në treg dhe kanë filluar të fjalosen në lidhje me një borxh për shitblerjen e bagëtive, me ç’rast më 11.10.2014 është kapur i dyshuari dhe gjatë intervistimit i njëjti pranon se e kishte ekspozuar armën në ditën e lartcekur dhe të njëjtën më pas armën ia kishte shitur një personi tjetër.

Arma e tipit ECOL SPECIAL 9mm një karikator pa municion është konfiskuar nga policia njoftoj për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Mobi Casa

Me urdhër të Prokurorit pre krime të rënda ndaj të dyshuarve i ngritët kallëzim penal, derisa lënda shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë./rajonipress/