ARKATANA

Arrestohet pas 4 vitesh shqiptari, “sulmues i dhomës së gjumit”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia, falë testit të ADN-së ka kapur një shqiptar 39 vjeç të dyshuar për pjesëmarrje në sulm. Ai mund të dënohet deri me 12 vjet burg

Në tetor të vitit 2010, në orën 3 pas mesnatës, dy persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e një çifti të pasur, shitës verërash, duke i befasuar në gjumë. E frikësuar nga sulmuesit me revole, gruaja e hap trezorin, ashtu siç kërkojnë ata, ndërsa bashkëshortin e lidhin.

Me stolitë dhe paratë në vlerë prej disa dhjetëra mijë frangash ata ikin nga vendi i plaçkitjes.

Fëmija atëbotë 4 vjeç,i cili po ashtu ndodhej në shtëpi, për fat, nuk ishte prekur.

HW

Pas ikjes së grabitësve, i zoti i shtëpisë që ishte lidhur ia del të çlirohet vetë dhe e alarmon policinë.

Më shumë se katër vite më vonë, akti brutal që ka ndodhur në Oeschgen të kantonit të Aargaut, është ndriçuar. Siç bën të ditur televizioni Tele M1, policia, falë testit të ADN-së ka kapur një shqiptar 39 vjeç të dyshuar për pjesëmarrje në sulm.

Personi në fjalë, sipas aktakuzës mund të marrë një dënim deri në 12 vjet heqje lirie. Siç ka dëshmuar edhe vetë sulmuesi i kapur, personi tjetër pjesëmarrës, është vrarë në Itali, vetëm gjashtë muaj pas rastit të grabitjes./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.