Uji Dea

Arrestohet një zyrtar vendës i UNMIK-ut për pedofili

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Zyrtari i UNMIK-ut në Mitrovicë i stafit lokal, XH.K, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer vepër penale: trafikim me qenie njerëzore, dhunim e keqtrajtim si dhe shfrytëzim për marrëdhënie seksuale të personave nën moshën 16 vjeçare.

Rastin e arrestimit dhe mbajtjen në paraburgim e ka konfirmuar edhe Policia në Mitrovicë, si dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan Koha ditore.

Uji Dea

Burime të gazetës kanë theksuar se i dyshuari Xh.K të gjitha këto veprime i ka kryer pasi viktima ua ka ofruar personelit ndërkombëtarë të UNMIK-ut për shfrytëzim seksual.

Policia e Kosovës një kohë të gjatë e ka përcjell të dyshuarin dhe në momentin e arrestimit me 5 qershor, Zyrtarë të UNIMIK-ut kanë kërkuar që ai të mos arrestohet për shkak se ka imunitet të zyrtarit të OKB-së. Por, pas shumë peripecive Policia e ka arrestuar atë.