FIDANISHTJA

Arrestohet një shtetas nga Shqipëria, i konfiskohen rreth 25 kilogramë substancë narkotike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më 19.03.2014 rreth orës 2:30 Njësitet Policore nga stacioni policor i Gjilanit kanë realizuar një operacion policor taktik me ç’rast kanë arrestuar një person me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve të Rrezikshëm dhe Substancave Psikotropike” dhe ka konfiskuar rreth 25 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Policia e Kosovës tha se personi i arrestuar është SH.D. i lindur më 1970, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

Arrestimi ka ndodhur pasi që zyrtarët policorë në rrugën e Prishtinës kanë ndalur veturën e tipit Seat Ibiza, ngjyrë të verdhë të cilën e drejtonte personi i dyshuar dhe gjatë kontrollit të tij dhe veturës janë gjetur dy çanta (11 qese të plastikës) të dyshuara me substancë narkotike të llojit Marihuanë.

Fundamenti

Njësitet relevante policore, hetues nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe zyrtarët nga forenzika kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes duke bërë fotografimin dhe konfiskimin e substancës narkotike që pas testit dhe matjes ka rezultuar të jetë substancë narkotike e llojit Marihuanë që peshon rreth 25 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe vetura në të cilën ka qenë substanca narkotike.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat e tjera hetimore thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.