Arrestohet një serb për kanosje ndaj bashkëvendësit të tij në Artanë

Gjilan – Në fshatin Bolevc të Novo Bërdës është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti pas një zënke verbale lidhur me një kontest pronësor kishte kanosur verbalishtë viktimën mashkull serb njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole CZ ,dhe një armë gjuetie dy tytëshe.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./rajonipress/