ARKATANA

Arrestohet një serb, ofendon policët e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në stacionin policor në Ranillug ka ardhur një i dyshuar serb, shtetas i Kosovës, që të informohet lidhur me një aksident, i cili kishte ndodhur po atë ditë dhe të pyes për një të afërm të tij njoftoj policia e Gjilanit.

I njëjti ka pasur një fjalosje të ashpër me oficerët policorë, ku më pastaj ka filluar t’i ofendojë policët dhe të mos i përfill urdhrat e tyre tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Më pastaj ai e ka goditur pa ndonjë arsye me kokë tavolinën disa herë dhe me atë rast i shkakton vetes lëndime të lehta në kokë dhe hundë.

ARKATANA

Menjëherë është vënë nën kontroll, nga policia dhe është vërtetuar se ai ishte nën ndikim të alkoolit.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i njëjti të ndalohet në mbajtje për 48 orë dhe të iniciohet rasti për veprën penale ‘pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.