Arrestohet një serb në Partesh, shpërndante të holla në këmbim të votave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Njësitet e Hetimeve Rajonale në Gjilan, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me dyshimin e arsyeshëm se në lokalet e subjektit politik “GI-Srbska” (Iniciativa Qytetare Serbe), që gjendet në fshatin Pasjan, është duke u zhvilluar një veprimtari penale që bie ndesh me dispozitat ligjore dhe është vepër penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se Ekipi i NJHR-së, ka shkuar në vend ngjarje dhe ka takuar të dyshuarin Z. S. (1987).

Gjatë kontrollit është arritur të konfiskohet një dokument, i cili ka përmbajtur shënime të detajuara të personave rezident të të njëjtit lokacion, dhe të njëjtëve ju kishin premtuar vlera të caktuara të të hollave prej dyqind deri në dyqind e pesëdhjetë euro (200-250 Euro), për të votuar për partin e caktuar.

KKGJILAN

Gjatë tërë aktivitetit hetimor, është njoftuar për së afërmi PTH-ja në Gjilan dhe janë siguruar dëshmi shtesë dhe në bazë të fakteve të gjetura, Prokurori i Shtetit, ka shqiptuar masën e ndalimit prej dyzetë e tetë orë (48-orë), ndaj të dyshuarit Z. S.

Në vazhdim me autorizim të Prokurorit të përmendur do të zhvillohen procedura të mëtejme hetimore deri në zbardhjen e plotë të gjendjes faktike të këtij incidenti dhe arrestimit të të dyshuarve të tjerë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë aktivitet i cili sanksionohet me ligj tha Hashani./rajonipress/