Fundamenti

Arrestohet një person për grabitje në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Më datë 14 janar 2022 në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan konkretisht në një market ka ndodhur një “Grabitje”, ku raportohej se gjatë kohës sa ka qenë duke punuar viktima F.K.SH, ka hyrë një i dyshimtë dhe nën kërcenim me ( thikë ) ka grabitur arkën – para në vlerë afërsisht 150 euro.

Gjithashtu me datë 20 01 2022 po në Gjilan, është raportuar se po në një market një person i maskuar me maskë e kapelë nw kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur t`i grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.

Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intensive hetimore, grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin e lartshënuar G. A. (1999) me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje”.

Uji Dea

Më pas, policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit, ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materiale mjeti – arma e ftohtë (thika), si dhe paratë (gjithsejtë në total 405 euro) që dyshohet se i njëjti i kishte grabitur në rastin e dytë.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.