ARKATANA

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, hetuesit nga Stacioni Policor në Gjilan me urdhëresë të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake – departamenti për krime të rënda në Gjilan më datë: 23.03.2022 kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit S.A. (1991) me vendbanim në Gjilan me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar më datë: 28.04.2021 “Vjedhje e rëndë”. Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij ju kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. (1998).

Mobi Casa

I dyshimti Sh.I. është arrestuar nga hetuesit policor dhe pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu ndaj të dyshuarit S.A. ngritët kallëzim penal “Blerje e sendeve të vjedhura”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.