UBT

Arrestohet një i mitur për sulm që lidhet me protestën e fundit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ankuesja shqiptare kishte raportuar se deri sa ishte duke mbajtur një fjalim në protestën e cila ishte duke u mbajtur me 11 nëntor 2017, një person i panjohur ka tentuar ta sulmojë, mirëpo është ndaluar nga disa pjesëmarrës të protestës. Janë intervistuar disa dëshmitarë, ishte njoftuar prokurori kujdestar dhe në mungesë të personit të dyshuar, rasti i referohet njësive hetuese.

Raport shtesë

Nga rrjeti social ,,Facebook” në faqen e një radioje lokale me 13 nëntor 2017 është siguruar një video incizim ku është identifikuar i mituri shqiptar (2001) i dyshuar për veprën e cilësuar si “Sulm”.

UBT

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit të tij i mituri deklaroi se në ditën kritike ai ka qenë në qytet së bashku me prindin e tij dhe tek platoja ku mbahej protesta, ai ishte afruar dhe për një moment kishte parë një femër duke lexuar një letër dhe sipas tij ai ishte i revoltuar me fjalimin e saj dhe ishte nisur që t’ia marrë letrën prej dorës, e jo për ta sulmuar, por nuk kishte arritur t’ia marrë letrën pasi ishte penguar nga pjesëmarrësit që ishin prezent.

Pas intervistimit prokurori i shtetit të miturit të dyshuar i lëshoi vendimin mbi ndalimin për 24 orë. Rasti procedohet në prokurori njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.