Arrestohet një gjilanas, i gjejnë substancë narkotike

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë” dhe 0.5 substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/