Fundamenti

Arrestohet një avokat dhe një rreshter i Policisë së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në një operacion të zhvilluar në Prishtinë, policia ka arrestuar një avokat (B.K) dhe një rreshter policor të Njësisë së hetimeve rajonale në Prishtinë (N.S) nën dyshimin për marrje ryshfeti, dhënie e ryshfetit dhe shpërdorim i detyrës zyrtare, raporton RTK.

”Të njëjtit janë arrestuar me dyshimin se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, ku me ketë rast avokati në fjalë në cilësinë e ndërmjetësit ka pranuar shumën në vlerë prej 7 mijë euro prej një qytetari i cili ka qenë nën hetime nga Policia e Kosovës, para këto të cilat janë kërkuar nga zyrtari Policor në mundësi te kompensimit për ta mbyll rastin e tij”, njofton Inspektoriati i Policisë.

Eco Higjiena

Zyrtarit policor i është shqiptuar masa e suspendimit deri në përfundimin e hetimeve dhe në konsultim me Prokurorin që të dy të dyshuarve ju është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.