ARKATANA

Arrestohet nga Policia e Kosovës i dyshuari për vjedhjen e 3000 eurove

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Ankuesi serb P. A.(1939) , ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë të Kamenicës dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet hetuese, menjëherë kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast “vjedhje”.

Njësia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S.N. (1961) po nga i njëjti fshat si i dyshuar për këtë rast.

KKVITI

Te i dyshuari S.N. janë gjetur dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë kthyer pronarit legjitim.

Tek i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë.
I dyshimti fillimisht është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me rastin, dhe i njëjti ka urdhëruar se ndaj të dyshimtit të ngritët kallëzim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./rajonipress/