RCCOLA

Arrestohet Nevzat Morina, dyshohet për vrasje të dhunshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Nevzat Morinës nga Topanica e Kamenicës pasiqë dyshohet për vdekjen e dhunshme të bashkëshortes së tij A.S.(1985).

Ishte paraqitur si rast i rëndë dhe me komplikime të mëdha dhe ishte dërguar menjëherë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë e më pastaj edhe në Emergjencën e Spitalit në Gjilan për tu transferuar pastaj në QKUK.

Viktima A.S. e lindur më 1985 nga Topanica e Kamenicës sipas Arben Kadriut prokuror në Departamentin e Krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan tha për rajonipress se viktima ka vdekur më 4 maj 2013, por pasi është kryer obduksioni kanë lindur dyshimet se fjala bëhet për vdekje të dhunshme.

Mobi Casa

Nga të gjitha këto elemente dhe prova ndërkohë është arrestuar bashkëshorti i saj N.M. i cili është arrestuar një ditë më vonë tha Kadriu.

Ndërkaq i kontaktuar nga rajonipress , Ilmi Dalipi zëvendës i kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan tha se gjykatësja e procedurës paraprake Emine Salihu i ka caktuar 1 muaj paraburgim të dyshuarit Nevzat Morina nga Topanica.

Dalipi tha se Morina dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”./rajonipress/