UBT

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ankuesi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan deklaron në Stacionin Policor në Gjilan se në shtëpinë e vëllait te tij që e ka nën mbikëqyrje e tij persona të panjohur kanë depërtuar me dhunë brenda në shtëpi ku kanë vjedhur vegla të ndryshme punë, një telefon “Samsung”, këpuca te ndryshme, atlete sportive dhe sende të tjera.

Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojmë informata kredibile se ketë vjedhje ka mundur ta ketë kryere i dyshuari A. S. (2001), banues në Gjilan.

Mobi Casa

Me urdhër të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake për krime të përgjithshme dhe në bashkëveprim me prokurorin e shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, me datë 24 maj 2022 është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin e lartshënuar si: atletet sportive dhe disa vegla të punës ora dore dhe gjësende të tjera. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa gjësende tjera të cilat dyshohet se ndërlidhen me disa raste të “vjedhje të rënda” të cilat raste janë nën hetime aktive.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i çështjes të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar thuhet në njoftimin e zyrës për informim dhe marrëdhënie me publikun në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.