Fundamenti

Arrestohet Natali Velija, përvetësoi 1,4 milion euro të pasaportave

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Policia e Kosovës ka arrestuar pronaren e firmës “Consulting EU Sh.p.”, Natali Velija, e cila dyshohet se ka përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, njofton KTV.

Mjetet e përvetësuara, ajo ishte dashur t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila ka prodhuar pasaportat e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte derdhur mjetet në konton e “Consulting EU Sh.p.”, për të paguar paratë për pasaportat e prodhuara nga ndërmarrja austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD).

ARKATANA

Por, pronarja e firmës “Consulting EU Sh.p.”, Natali Velija, përfaqësuese e OeSD-së në Kosovë, nuk i ka transferuar paratë në konton e kompanisë austriake.

Krahas arrestimit të Natali Velija, policia është duke bastisur disa lokacione në Prishtinë./rajonipress/