UBT

Arrestohet Kujtim Lika, më i kërkuari nga FBI

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Toronto, 25 maj – Një nga anëtarët kryesorë të një rrjeti kriminal të Ballkanit, i cilësuar si një nga personat më të kërkuar nga FBI është arrestuar në Toronto. Arrestimi i tij vjen pasi po kërkohej në pesë shtete të ndryshme.

Kujtim Lika, 44 vjeç, i njohur si “Timmy” u arrestua nga policia pasi kishte dalë nga apartamenti ku jetonte. Lika është arrestuar pasi kërkohej në SHBA. Holandë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë. Ish-gjimnasti pritet të dalë të në gjykatë dhe më pas t’i nënshtrohet procedurave për ekstradim.

Lika është një nga krerët e grupit mafioz të drejtuar nga Myfit Dika. Ai është një nga 26 anëtarët e një rrjeti kriminal që akuzohen për trafik droge, trafik armësh, pastrim parash dhe grabitje të pronës. Ai është anëtari i fundit që arrestohet.

Mobi Casa

Dika është arrestuar në Toronto në janar të vitit 2010 dhe ende nuk është ekstraduar për në SHBA.

Policia sekuestroi një Bently, 500 mijë dollarë kesh, 30 mijë pilula ekstaze, 2.5 kg heroinë, armë dhe dy aeroplanë kur shkatërroi rrjetin kriminal që në një rast u përpoq të fuste në SHBA 100 kg kokainë.

Historia e këtij grupi është shfaqur në një nga emisionet televizive më popullore në SHBA, “Personi më i kërkuar në Amerikë”