Fundamenti

Arrestohet kryeshefi i AKPM-së Ilir Dushi dhe Haki Ejupi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia e krimeve ekonomike të hënën i ka arrestuar dy zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale. Ilir Dushi, kryeshef i AKPM-së dhe Haki Ejupi, drejtor i licencimit në këtë institucion, të hënën rreth orës 13:30 minuta janë nxjerrë nga ky Agjencion duke u futur në dy vetura civile të Policisë së Kosovës.

Fotoreporteri i Tribunës ka arritur të bëj edhe fotografi gjatë momentit sa dy zyrtarët e AKPM-së futeshin në veturat e policisë. Kurse një burim i gazetës brenda Policisë së Kosovës ka thënë se mbi Ejupin dhe Dushin janë ngritur dyshime se i kanë bërë presion ish shefit të zyrës ligjore të AKPM-së Bersan Kolgecit që të bëj një rekomandim për lëshimin e banderolave për produktet e kompanisë “Prima Pharm”, ndonëse prodhuesit i kishte skaduar licenca për praktikat e mira të prodhimit të ilaçeve.

Mobi Casa

Edhe pas këtyre rekomandimeve, Dushi e as Ejupi nuk kishin urdhëruar heqjen nga tregu të këtyre ilaçeve. Ndërkohë, përveç raportimeve për këtë çështje, Tribuna ka raportuar po sot edhe për një hetim tjetër që po bëhet lidhur me zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale, biznesmenë kosovarë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të një skandali që ka ndodhur muaj më parë e që ndërlidhet me importin e albuminave dhe insulinave. Gazeta ka mësuar se hetimet që po i bën prokuroria, ndërlidhen me pranimin dhe vënien në qarkullim të 17 serive të insulinave dhe tetë serive të albuminave, ndonëse ato nuk kishin fare leje importi. Këto produkte që dyshohet se janë futur në mënyrë të paligjshme në treg konsiderohet të kenë një kosto mbi 1.2 milionë euro./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.