RCCOLA

Arrestohet kosovarja, po ngiste makinën 150 km/orë në vend të 80 km/orë

/ 2 minuta lexim

Dy të dyshuarat po i ngisnin makinat e tyre me mbi 150 km/orë në vend të 80 km/orë sa është e lejuar në atë pjesë të autostradës.

Një patrullë e policisë së kantonit të Cyrihut ka kapur dhe arrestuar të hënën, dy gra të dyshuara për tejkalim të madh të shpejtësisë në autostradën A1 pranë Dietikonit, transmeton albinfo.ch.

Dy të dyshuarat po i ngisnin makinat e tyre me mbi 150 km/orë në vend të 80 km/orë sa është e lejuar në atë pjesë të autostradës, duke tejkaluar pothuajse dy herë shpejtësinë maksimale të lejuar, shkruan polizeinews.ch.

Policia i ka ndjekur dy makinat edhe kur ato tashmë kishin dalë nga autostrada A1 në kryqëzimin e Dietikonit, transmeton albinfo.ch.

Aty, policia arriti t`i ndalonte dhe të arrestonte një kosovare 21 dhe një gjermane 23-vjeçare, thuhet në një njoftim të Policisë së Kantonit të Cyrihut.

Mobi Casa

Dy të dyshuarat për tejkalim të shpejtësisë po udhëtonin së bashku në makinat e tyre në drejtim të Bernës. Policia thotë se aktualisht është duke u sqaruar nëse dy të rejat ishin duke zhvilluar garë ose jo.

Makinat e tyre janë konfiskuar dhe po ashtu dy të arrestuarat janë detyruar t`i dorëzojnë patentshoferët e tyre, përcjell albinfo.ch. Ato tani duhet të përgjigjen para prokurorit publik.

Arrestohet kosovarja, po ngiste makinën 150 km/orë në vend të 80 km/orë