Mobi Casa

Arrestohet kirurgu Luan Mustafa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Luan Mustafa kirurg në spitalin e Gjilanit është arrestuar të hënën herët në mëngjes nga Njësia kundër Krimeve Ekonomike. Ai dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit Abdylatif Latifi.

Drejtori i spitalit Latifi tha se është informuar nga policia e Gjilanit se kirurgu Luan Mustafa është i dyshuar dhe duhet të arrestohet dhe realisht nuk kam informacione tjera tha Latifi.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjilan, gjatë një pune operative – hetimore ka arritur që të arrestojë mjekun L. M., kirurg nё spitalin rajonal të Gjilanit, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit’’.

Mobi Casa

I dyshuari i ka kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500 €, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi.

E tërë puna operativo- hetimore është kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent , i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar urdhrin e ndalimit policor për 48 orë thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.