RCCOLA

Arrestohet kërcënuesi, kërkonte deri 400 mijë euro

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti i kishte kërkuar ankuesit mashkull shqiptar një shumë të hollash prej 1000 €, ndërsa ankuesi kishte refuzuar t’ia jap. I dyshuari më pas kishte kanosur ankuesin duke i thënë se nëse nuk mi jap të hollat do të shkoj në polici dhe do të deklaroj se ju më keni premtuar 400.000 (katërqind mijë) € për t’ a vrarë një person njoftoj policia e Kosovës.

UBT

I dyshuari po ashtu i kishte dërguar edhe sms kërcënuese ankuesit duke i thënë se “krejt karrierën kam me ta prish”. Njësitet policore kane intervenuar dhe i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./rajonipress/