Hidromorava

Arrestohet italiani që vrau shqiptarin me tre plumba

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar italian i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarin Flori Mesuti, ngjarje e ndodhur në 30 gusht në lagjen ‘Liberty’ të Barit.
Në pranga ka rënë Francesco Caldarola, ndërsa ishte në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria.

Sipas rindërtimit të ngjarjes të bërë nga prokuroria, përmes dëshmive, 25-vjeçari shqiptar Flori Mesuti u vra me tre plumba në gjoks pasi kishte ndërhyrë për të ndarë dy adoleshentë që po zieshin me njëri-tjetrin.

Uji Dea

Një nga të rinjtë ka thirrur në ndihmë disa të afërm të tij të cilët kanë ardhur të armatosur dhe njëri prej tyre Francesco Caldarola ka ndjekur Mesutin dhe e qëlloi me pistoletë. /Telegrafi/