Arrestohet i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 26.09.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar V.L. (1996).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ditë (180) ditësh.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/