Fundamenti

Arrestohet i dyshuari që po kontrabandonte drunj, rezistoi dhe nuk respektoi urdhrat

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në fshatin Mjak, të Vitisë njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke drejtuar kombin – furgon të ngarkuar me dru për djegie në mungesë të dokumentacionit. I njëjti duke mos respektuar urdhrat, është arrestuar dhe gjatë rezistimit ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar trajtim mjekësor.

ARKATANA

Me vendim të prokurorit drutë i janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/