Eko Higjiena

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës në Viti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjilan, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor në Viti në vazhdën e aktiviteteve për zbulimin e kryesve të veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”, pas një hetimi intensiv për rastin “Vjedhje e veturës” ka arritur që ta lokalizoj dhe rrjedhimisht ta arrestoj të dyshuarin B.R.(1983) i involvuar në këtë vepër penale. Ai dyshohet se me datë: 24.01.2022 në Pozheran, komuna Viti kishte vjedhur veturën “Pikap Renault” dhe të njëjtën e kishte shitur në një deponi për grumbullimin e hekurishteve në fshatin Pasjak.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndalë në mbajtje për 48 orë. Vetura e vjedhur i kthehet pronarit legjitim.

ARKATANA

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon që për çdo rast kundërvajtje apo raste penal të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe adresën info@kosovopolice.com dhe në numrin kujdestarë: 192 thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.